Fara Chia është superushqimi i fundit për të cilën të gjithë flasin! Këtë farë shëruese shumica e definojnë si farë “magjike”, ushqim i cili bën mrekulli të vogla brenda trupit tonë. Në vijim ju zbulojmë se ku është sekreti.

Çfarë është fara Chia? Besojmë që shumë prej jush nuk ka dëgjuar për këtë farë, edhe pse ajo ka ekzistuar për mijëra vjet. Astekët të parët e përmendin farën Chia si ushqimin bazë që e kishin përdorur si pjesë të ritualeve fetare, por edhe për qëllime mjekësore.

Cilat janë përfitimet kryesore të farës Chia? Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Fara Chia është e shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes. Nutricionistët pajtohen se fara Chia është një prej gjërave më të mira që mund ta konsumoni në qoftë se ndiheni të dobët dhe pa energji, pasi që ndikon në funksionimin e muskujve, dhe liron energji në trupin tuaj, prandaj përdoret shpesh nga atletët. Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve. Dieta apo mënyra strikte e të ushqyerit bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të dini para se të laheni në pishina

Pse është fara Chia e mirë për lëkurën, flokët dhe thonjtë? Fara Chia përmban acide yndyrore omega-6, antioksidantë (vetëm një gram fara Chia është katër herë më i pasur me antioksidantë se boronicat e freskëta) dhe proteina të cilat janë thelbësore për shëndetin e lëkurës. Studimet kanë treguar se konsumimi i farave Chia gjithashtu ndikon në shëndetin e flokëve dhe thonjve në përputhje me faktin se Chia është një burim i madh i proteinave (20 për qind) të cilat trupi duhet vazhdimisht t’i ketë për të reflektuar dhe mbrojtur rrënjët e flokëve, respektivisht thonjve të cilët janë bërë nga proteina keratinë.

A mund të ndihmojë në humbjen e peshës? Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin, dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës. Sa fara duhet të hani për të parë efektin?

Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse Chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm.

Lexo po ashtu:  Një lajm i rëndësishëm nga Gjermania për prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët

Si mund të konsumojmë farat Chia? Fara Chia ka shije shumë të butë dhe të këndshme, ndërsa mënyra më e thjeshtë është që farat t’i përzieni me ndonjë smoothie, apo t’i vendosni në ndonjë sallatë vitaminoze dhe të lehtë, por mund t’i hani edhe të pastra. Truku është që t’i zhytni për 15 minuta në ujë, derisa të rriten në madhësinë që është 10 herë më e madhe se madhësia e tyre e zakonshme. Ashtu si me qullin e tërshërës, sa më e madhe të jetë fara, aq më herët barku juaj do t’i lirojë hormonet të cilat do t’ju “informojnë” që jeni të ngopur. Kjo farë kur të zhytet në qumësht të kokosit dhe përzihet me bajame dhe ananas, bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e shëndetshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *