Vëmendja jonë është ulur ndjeshëm vitet e fundit. Nga 3 minuta të 10 viteve më parë, kemi kaluar në 40 sekonda, që është koha maksimale që ne vendosim të ndryshojmë aktivitet. Është ky impakti që ‘smart-phone’ dhe mediat sociale kanë në përqendrimin tonë?

Kjo pyetje shtrohet në një artikull të  Avennire-s në Italia.

“Problemi është që teknologjia sot është e programuar për të sfrytëzuar dobësitë tona” shkruhet në artikull ndërsa citohet Tristan Harris, drejtuesi i ‘Human Tech Laboratory” ndërsa shprehej në dokumentarin “Social Dilemma” në Netflix.

Më tej, në artikull sillet ajo që është evidentuar nga Lisa Lotti në librin e saj studimor “8 sekonda, udhëtim në kohën e shpërqendrimit’. Nga një kërkim ‘Microsoft’ në 2015, rimarrë nga libri, duket se në fakt: aftësia jonë e perqendrimit është ulur rrëmbyeshëm në vitet e fundit, duke arritur deri në 8 sekonda, më pak se memoria e një peshku të kuq.

Ky duket një provokim i rëndë, megjithatë një e dhënë është e sigurtë: sipas Gloria Marck, kërkuese në Universitetin e Kalifornisë nga 3 minuta të 10 viteve më parë, kemi kaluar në 40 sekondat e sotme si kohë maksimale ku vendoset për të ndryshuar aktivitet.

Lexo po ashtu:  Kurti për Euronews: “Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne."

E atëhere, çfarë mund të bëjmë?

Të përpiqemi të përdorim telefonin tonë me më shumë ekuilibër. Të reflektojmë para se të veprojmë. Ta nisim duke fikur telefonin një orë në një pjesë të ditës, si p.sh një prë para se të ikim. Të mos ta mbajmë më vetë kur ushqehemi por të bashkëbisedojmë me atë që kemi përballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *