Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndryshimin rrënjësor të themeleve socio-politike në mbarë botën, duke sjellë shumë pasoja në çdo aspekt të përditshmërisë. Por padyshim, barrën më të madhe, të paktën deri tani, e ka mbajtur sistemi shëndetësor. Flukse të mëdha, në një kohë shumë të vogël, pacientësh i kanë paraqitur një sfidë si asgjë tjetër më parë sistemeve shëndetësore, të vendeve të zhvilluara, por dhe të vendeve më pak të zhvilluar si ky i joni.

Sfidat e mëdha sjellin dhe marrjen e masave të ashpra dhe implementimin e politikave të rënda, shpesh herë në shkelje të kodit moralo-etik që ngulitet në funksionimin e një bote normale.

Por kjo që po përjetohet sot nuk është normale, ndaj i ka hapur vend politikave anormale. Në këtë sens, sistemi shëndetësor i sotshëm ka rikthyer një politikë të vjetër që daton që nga Lufta e Parë Botërore e që quhet ‘triazhim’.

Triazhimi është procesi i klasifikimit të njerëzve bazuar në nevojën e tyre për trajtim të menjëhershëm mjekësor në krahasim me mundësinë e tyre për të përfituar nga një kujdes i tillë. Ky proces bëhet në dhomat e urgjencës, katastrofat dhe luftërat, kur duhet të ndahen burime të kufizuara mjekësore për të maksimizuar numrin e të mbijetuarve. Trazhimi filloi nga Lufta e Parë Botërore, ku ushtarët e plagosur u klasifikuan në një nga tre grupet: ata që mund të pritej të jetonin pa kujdes mjekësor, ata që me gjasë do të vdisnin madje edhe me kujdes shëndetësor, dhe ata që mund të mbijetonin nëse do të merrnin kujdes.

Lexo po ashtu:  5 ushqimet më të mira për t’u konsumuar në mëngjes

E njëjta gjë po ndodh dhe tani në sistemet e mbingarkuara shëndetësore, si për të na thënë të gjithëve se gjithçka po ndodh është një luftë e vërtet, ku ushtarë janë vetëm mjekët, e nuk mund të jemi dot ne të tjerët.

D B – SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *