Për çdo 5 kilogramë që i humbni, një pjesë e madhe e tyre largohen përmes frymëmarrjes dhe pjesa tjetër konvertohet në djersë, lot, urinë dhe lëngje tjera të trupit.

Por, humbja e peshës nuk ka të bëjë vetëm me largimin e dhjamit në shpinë apo bark, pasi që gjatë këtij procesi trupi kalon përmes shumë ndryshimeve.

Nivelet e energjisë ju rriten

Gjëja e parë që e përjetoni pasi t’i hiqni disa kilogramë është rritja e energjisë. Arsyeja është e thjeshtë – aq më pak peshë që bartni, aq më shumë energji ruani për gjëra më të rëndësishme.

Kujtesa përmirësohet

Truri është një organ tjetër që përfiton nga humbja e peshës. Disa studime tregojnë se largimi i dhjamit të tepërt mund t’i përmirësojë aftësitë kognitive që ndërlidhen me planifikimin, strategjinë dhe organizimin.

Pas humbjes së peshës, truri gjithashtu bëhet më aktiv kur i ruan memoriet e reja.

Lëkura pastrohet

Rrugëtimi i humbjes së peshës ju sjell edhe një bonus ekstra – jo vetëm se do të ndiheni më të shëndetshëm, por edhe do të dukeni më të shëndetshëm sepse lëkura pastrohet, flokët gjithashtu trashen dhe thonjtë forcohen.

Lexo po ashtu:  Disa lëndë ushqyese për një mendje të shëndetshme

Keni më pak dhimbje koke

Ndonëse mbipesha nuk i nxitë në mënyrë direkte dhimbjet e kokës, faktikisht e rritë rrezikun e migrenës për 50%. Ekspertët sugjerojnë se qelizat yndyrore e rrisin sasinë e inflamacionit në trup. Në disa raste, ky inflamacion mund të shkaktojë migrenën, prandaj humbja e peshës mund të reduktojë në shpeshtësinë e dhimbjeve të kokës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *