Përveç gjenialitetit të tij në shkencë, Albert Ajnshtajni njihet edhe si një njeri që ka lënë edhe shumë thënie rreth çështjeve të ndryshme, duke përfshirë luftën, armët bërthamore, politikën, muzikën dhe fenë.

Më poshtë ua sjellim disa nga këto:

Lufta

“Bashkëpunimi duhet të jetë fakti qendror në të gjitha konsideratat tona për çështjet ndërkombëtare; përndryshe përballemi me një katastrofë të sigurt. Të menduarit dhe metodat e kaluara nuk mundën të parandalonin luftërat botërore. Mendimi i të ardhmes duhet të parandalojë luftërat”.

 

Të drejtat civile

“Etërit tuaj morën zvarrë këta zezakë nga shtëpitë e tyre me forcë; dhe në kërkimin e njeriut të bardhë për pasuri dhe jetë të lehtë, ata janë shtypur dhe shfrytëzuar pa mëshirë, duke u degraduar në skllavëri. Paragjykimi modern kundër zezakëve është rezultat i dëshirës për të ruajtur këtë gjendje të padenjë”.

 

Armët bërthamore

“Ne jetojmë tani në një anarki ndërkombëtare, në të cilën një Luftë e Tretë Botërore me armë bërthamore qëndron para derës sonë. Ne duhet të bëjmë njerëzit të vetëdijshëm, në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë që, vetëm pak prej tyre do të mbijetojnë në luftën e ardhshme”.

Lexo po ashtu:  “Një derr dhe një zog nuk ulen kurrë bashkë për të ngrënë”

Amerika

“Amerika është një demokraci dhe nuk ka Hitler, por kam frikë për të ardhmen e saj; ka kohë të vështira përpara për popullin amerikan, problemet do të vijnë nga brenda dhe nga jashtë”.

 

Arsimi

“Nuk mbaj shumë informacion në mendje, duke qenë se është i gatshëm në libra… Vlera e një arsimi në kolegj nuk qëndron në mësimin e shumë fakteve, por stërvitjen e mendjes për të menduar”.

 

Politika

“Po, tani na duhet ta ndajmë kështu kohën, mes politikës dhe ekuacioneve. Por për mua ekuacionet tona janë shumë më të rëndësishme, sepse politika është vetëm çështje e të tashmes. Një ekuacion matematikor është përgjithmonë”.

 

Muzika

“Po të mos isha fizikan, ndoshta do të bëhesha muzikant. Shpesh mendoj në muzikë. I jetoj ëndrrat e mia në muzikë”.

 

Feja

“Në thelb, feja ime konsiston në një admirim të këtij shpirti superior të paimitueshëm, që e zbulon veten në detajet më të vogla që jemi në gjendje të perceptojmë, me mendjet tona delikate e të pafuqishme”.

Lexo po ashtu:  Jeta është sfidë, përballoje. Jeta është detyrë, kryeje. Jeta është lojë, luaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *