Temperaturat në vend, ditët e fundit janë rritur duke bërë që plazhet të mbushen me pushues. Nëse keni bërë plane që këtë fundjavë të shkoni në bregdet, duhet të keni parasysh që ka disa gjëra, që nuk duhet t’ju mungojnë kurrë në valixhen e pushimeve. Edhe nëse shkoni për dy ditë, sigurohuni të keni disa palë rroba banjo.Por më e rëndësishmja, është kremi për mbrojtjen nga dielli. Nëse nuk dëshironi që nga plazhi të ktheheni me njolla në lëkurë, bën mirë që mos ta neglizhoni në asnjë moment.

Nëse nuk doni të bezdiseni nga gurët, mos harroni kurrë këpucët e plazhit.Nëse preferoni të shkoni në plazhe publike, në gjire që nuk ka komplekse, merrni një çadër dhe shezlong me vete, dhe do ta shijoni plazhin si asnjëherë tjetër.Mos harroni as librin e preferuar. Aksesorët po kështu janë shumë të rëndësishme. Syzet, bateritë për telefonat, kufjet për muzikë.

Lexo po ashtu:  Pse duhet lexuar Tolstoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *