Mungesa e oreksit tek fëmijët e vegjël është një problem për të gjitha nënat. Mungesa e oreksit është ajo që në 50 % të rasteve çon fëmijët tek pediatri.

Nëse jeni ju që insistoni, bëni presion të vazhdueshëm, vendosni se kur dhe çfarë duhet të ushqeni fëmijën atëherë nuk bëni gjë tjetër vetëm se shtoni shfaqjen e mungesës së tyre të oreksit. 

Në këto raste duhen evituar nga prindërit sjellje të tilla; si detyrimi ndaj ushqimit, nëse i detyroni ata do të refuzojnë më tepër ngrënien e ushqimit. Nga ana tjetër nuk duhet as të luteni.

Fëmijët ndihen kaq dhe çuditshëm nga sjelljet shqetësuese të prindërve se pse ata nuk hanë. Për fëmijët kjo është mese normale. Ndëshkimi por edhe shpërblimi duhen evituar gjithashtu. Ushqimi nuk duhet kthyer në një mjet të tillë pasi fëmija e kthen në interesin e tij këtë gjë.

Sjelljet strategjike për të fituar mbi mungesën e oreksit të fëmijëve;

Ftoni fëmijët të marrin pjesë në përgatitjen e ushqimit të tyre. Lejoni fëmijët të vendosin gjithashtu edhe sasinë e ushqimit që ata duan të hanë. 

Lexo po ashtu:  15 filmat që duhet parë ndërkohë që jeni të mbyllur

Shprehni mosinteresim. Mos e ktheni në një problem çështjen e ushqimit mundohuni që të tregoheni racionalë kështu edhe shmangni pasojat e tjera që vinë për shkak të këtij shqetësimi. 

Gatuani sipas shijes së fëmijëve. Gatuani për fëmijët ato që ai pëlqen dhe jo gatimet të cilat ai i bën naze dhe i refuzon në këto raste ju mund të zëvendësoni ushqimin e refuzuar me ushqim tjetër,  i cili përmban vlerat dhe vitamina të njëjta ushqimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *