Shaban Murati

Nga blloku diplomatik

1 – “TASS”, Agjencia Zyrtare Ruse e Lajmeve, 21 tetor 2021:

“Po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor programi i integrimit lokal i quajtur në fillim “Mini Shengen” dhe nga viti 2021 njihet si “Ballkan i hapur”. Ai përfshin në të Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe po merr xhiro me dominimin e qartë të Beogradit.

Krijimi i një hapësire ekonomike të përbashkët mund të kuptohet si përpjekje për të krijuar përsëri një shtet unik (Jugosllavinë) sikur asgjë nuk ka ndodhur, gjë që shkakton zëra të shumtë kundër”.

2 – Profesor Dushan Prorokoviç, Instituti i politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare në Beograd, 21 tetor 2021:

“Formati i tanishëm i aleancës “Ballkan i hapur” është i favorshëm për Serbinë, gjë që kuptohet edhe nga një lexim i shpejtë i raporteve ekonomike. “Ballkani i hapur” është qartësisht një integrim asimetrik. Produkti i përgjithshëm kombëtar i Serbisë është 50 përqind e produktit të përgjithshëm kombëtar të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Përderisa Serbia para së gjithash eksporton në vendet e rajonit, logjikisht ky integrim më shumë është i favorshëm për Serbinë.

Lexo po ashtu:  Rusia ndërpren furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bulgarinë

Tani “Ballkani i hapur” përbëhet nga tre shtete. Nuk ka asnjë shenjë që me të do të bashkohen shtetet e tjera. Kështu ai është një projekt i parealizuar. Nuk përjashtohet që i tillë do të mbetet për një kohë shumë të gjatë. “Ballkani i hapur” u çfaq te ne si zëvendësim i anëtarësimit në BE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *