Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes. Megjithatë, sipas të dhënave të redaksisë sonë ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.


Simptomat e dhimbjes mbrapa koke

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm. Këto simptoma janë:

Mpirje e qafës

Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës
Mpirje të kokës
Dhimbje e fortë të syrit
Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës
Pamundësi në lëvizjen e qafës
Shkaqet E Dhimbjes Mbrapa Koke
Tensioni

Kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme. Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.
Lëndimet e qafës Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme.

Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë. Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke. Si Të Përballeni Me Dhimbjen Mbrapa Koke
Ndryshoni Mënyrën E Qëndrimit Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë.

Lexo po ashtu:  Si ti ruani prindërit tuaj të moshuar nga koronavirusi

Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur. Aktiviteti Fizik Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin. Kompresat E Ngrohta Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.
Kur Duhet Të Shqetësoheni?

Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur: Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulare Vëreni një rënie të shpejtë në peshë Pësoni fraktura të shpeshta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *