Vazhdojnë deklaratat e bujshme nga autobiografia e Giorgio Chiellini-t. Mbrojtësi i Juventus ka zbuluar këtë herë sesi bardhezinjtë kanë qenë tifozë me Inter-in në një ndeshje të 2012-ës.
Kapiteni i Zonjës ka folur për një nga momentet vendimtare që ka ndihmuar torinezët të fitonin titullin.

“Ne duhej të luanim në Cagliari dhe, njëkohësisht, të ishim tifozë me Inter-in, sepse në Milano ishte derbi, imagjinoni se në çfarë gjendje ishim.Erdhën vëllai im, mamaja ime, vjehrri im, pesë orë me makinë nga Livorno. Mbaj mend tensionin të dielën. Mund të ndodhte gjithçka. Nëse do të kishim barazuar dhe Milan-i do të kishte fituar.”

Gjithsesi, mbështetja ndaj rivalëve zikaltër ka qenë frytdhënëse. “Pas gjashtë minutash, ne ishim në avantazh dhe Inter-i i shënoi 4 gola Milan-it. Kur ishim në avantazh 2-0, u përqendruam te derbi milanez dhe në një moment e kuptuam se kishte mbaruar gjithçka”.

Lexo po ashtu:  Historia e Olghes, shqiptari që “mposhti” Messin dhe është prenotuar nga Reali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *