Gjuhëtari dhe aktivisti Noam Chomsky i ka denoncuar prej vitesh përgjegjësitë serioze të SHBA-ve dhe NATO-s. Ai thotë në një intervistë për Corriere della Sera, se qeveria amerikane është paralajmëruar për 30 vjet me radhë për pasojat që do të kishte zgjerimi i NATO-së në lindje të Gjermanisë. Lidhur me rolin e OKB-së, Chomsky thotë se vetëm lëvizjet popullore në pesë vendet që janë anëtarë të përhershëm mund t’i detyrojnë qeveritë e tyre t’i rijapin pavarësinë Këshillit të Sigurimit.

Çfarë precedentësh historikë ju kujton ky pushtim?

Ashtu si pushtimi amerikan i Irakut dhe pushtimi i Polonisë nga Hitleri dhe Stalini, pushtimi rus i Ukrainës është një shembull tekstual i asaj që Tribunali i Nurembergut e quajti “krimi suprem ndërkombëtar, që ndryshon nga krimet e tjera të luftës në atë që përmban brenda vetes totali i të gjitha të këqijave”. Në rastin e Irakut, kjo përfshin nxitjen e konflikteve etnike që kanë copëtuar vendin dhe rajonin, ngritjen e ISIS-it dhe tmerre të tjera.

Po në rastin e Ukrainës?

Është shumë herët të shqiptohet “e keqja si shuma e të gjitha të këqijave”, por tashmë është thelbësore, pavarësisht nga tmerret në Ukrainë. Ajo ka kundërshtuar përpjekjet për të trajtuar krizën e ngrohjes globale, duke ndezur eufori nga prodhuesit kryesorë të naftës, të çliruar nga shqetësimi i ambientalistëve dhe të lavdëruar si shpëtimtarë të qytetërimit ndërsa korrin fitime të mëdha dhe përshpejtojnë katastrofën globale. Pushtimi paraqet gjithashtu një kërcënim për luftë bërthamore, e cila mund të bëhet shpejt terminale. Ka edhe të tjera, tashmë evidente, tepër komplekse për t’u diskutuar këtu.

A duhet gjykuar Putini?

Në parim, kriminelët e luftës duhet të arrestohen dhe të gjykohen. Në praktikë, të fuqishmit janë autoimunë. Vetëm të dobëtit dhe të mundurit i nënshtrohen gjykimeve për krimet e tyre. Zelensky ka treguar guxim dhe integritet të madh në udhëheqjen e Ukrainës në mbrojtje ndaj agresionit vrasës.

Lexo po ashtu:  "Shamia" nuk është obligim islam, por....

Frika e një lufte të tretë botërore mund të bëjë që dikush të mendojë se sakrifica e Ukrainës është më e pranueshme sesa një konflikt i mundshëm bërthamor. Megjithatë, ukrainasit rezistojnë dhe kërkojnë armë. Jeni pro dërgimit të armëve në Ukrainë?

Shqetësimi ynë duhet të jetë fati i ukrainasve. Mënyra për t’i shpëtuar ata nga fatkeqësitë e mëtejshme është kalimi në një zgjidhjeje diplomatike. Dërgimi i armëve duhet të vendoset në bazë të asaj nëse do të ndihmojë apo do t’i dëmtojë viktimat ukrainase. Të dy skenarët janë të mundshëm, sigurisht.

Ka një debat të madh në Itali në lidhje me këtë çështje. Kam parasysh faktin se jemi vendi ku çlirimi nga nazi-fashizmi u bë i mundur falë aleatëve dhe ndihmës me armë që i dhanë Rezistencës.

“Çlirimi” i Italisë nga Aleatët është një çështje komplekse. Kur forcat aleate çliruan Italinë jugore në 1943, ata krijuan qeverinë Badoglio dhe të familjes mbretërore, duke mirëpritur bashkëpunëtorët fashistë, si në Gjermaninë e çliruar. Ndërsa u nisën drejt veriut, ata shpërndanë rezistencën antifashiste dhe shpërbënë organet drejtuese lokale që partizanët kishin formuar në përpjekje “për të krijuar bazën për një shtet të ri demokratik dhe republikan në zona të ndryshme që arriti ta çlironte nga gjermanët”, citoj këtu Gianfranco Pasquino-n. Në vitet në vijim, SHBA ndërhyri në mënyrë radikale në Itali për të siguruar që e djathta të ruante pushtetin.

Sa i përket Rezistencës, a shihni më shumë dallime apo ngjashmëri mes rezistencës italiane në nazifashizëm dhe asaj ukrainase në pushtimin rus?

Natyrisht, ka shumë dallime midis rezistencës partizane italiane dhe rezistencës ukrainase të udhëhequr nga ushtria kundër agresionit rus. Ngjashmëria thelbësore është se të dyja janë heroike dhe plotësisht të justifikuara.

Familja juaj e ka origjinën nga ajo zonë. A ndjeni ndonjë lidhje të veçantë?

Lexo po ashtu:  Greqia e di shumë mirë se ky vend ka Zot

Familja e nënës sime u largua nga Bjellorusia e sotme kur ajo ishte fëmijë, në vitin 1905. Familja e babait tim u largua nga Ukraina cariste në vitin 1913. Por unë kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë lidhje me ato toka. Përveç të afërmve të afërt të babait tim, të gjithë të tjerët u shfarosën me sa duket, dhe ndoshta i gjithë komuniteti hebre në qytetin e tyre të vogël. I afërmi i fundit i njohur u vra në vitin 1942 nga nazistët ukrainas, sipas Yad va-Shem. Por duhet të them se faji nuk i përket vetëm njërit në mënyrë të veçantë. Në vitin 1924, SHBA miratoi ligjin e parë racist të imigracionit, pak a shumë kundër italianëve dhe hebrenjve, duke dërguar indirekt shumë hebrenj në kampet e shfarosjes.

Nga sulmet te agresori, Putin. A është ai një tiran pasiv-agresiv? Një terrorist gjeopolitik pa plan B?

Ka dy mënyra për të përcaktuar se çfarë ka në mendje Putini. Njëra është të spekulosh për mendjen e tij të deformuar. Tjetra është të dëgjosh atë që ai ka thënë prej disa kohësh. Për 30 vjet, qeveria amerikane është paralajmëruar, me vendosmëri dhe qartësi, se po ndiqte një rrugë të rrezikshme dhe shqetësuese duke hedhur poshtë shqetësimet e sigurisë së Rusisë dhe, veçanërisht, linjat e saj të kuqe të qarta: jo anëtarësimi në NATO për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, në zemrën gjeostrategjike të Rusisë. Paralajmërimet erdhën nga diplomatët më të respektuar (George Kennan, Henry Kissinger, Ambasadori Jack Matlock), nga drejtorët aktualë dhe ish-drejtorët e CIA-s. Sekretari i Mbrojtjes i Clinton-it, Ëilliam Perry, iu afrua dorëheqjes në shenjë proteste, kur Clinton vendosi të shkelte premtimin e prerë dhe të qartë të paraardhësit të tij ndaj Gorbaçovit se NATO nuk do të zgjerohej “një centimetër në lindje”, domethënë në lindje të Gjermanisë.

Lexo po ashtu:  Rexhep Qosja i del zot Edi Ramës/ Kritikon ashpër "sunduesin autorirtar", Sali Berishën

Pushtimi i Putinit i ka kthyer peshë NATO-s dhe ka dobësuar akoma më shumë OKB-në, arkitektura e së cilës nuk është në gjendje të mbrojë parimin themelor të Kartës, vetëvendosjen e popujve. Si të rivihet në vend konkretisht roli i OKB-së?

OKB-ja mund të veprojë në masën që ta lejojnë pesë anëtarët e përhershëm. Ata kanë bllokuar çdo përpjekje të Këshillit të Sigurimit ose institucioneve të tjera të OKB-së për të vepruar kur kjo cenon interesat e tyre. Për ta ndryshuar këtë, lëvizjet popullore duhet të detyrojnë qeveritë e tyre të lejojnë Kombet e Bashkuara të veprojnë në mënyrë të pavarur. Nuk është një ëndërr e pamundur, por do të duhet shumë punë.

Në Evropë, në Perëndim, a kemi një pamje të kufizuar të krizës ukrainase?

Harta e sanksioneve është e qartë. Shumica e botës nuk merr pjesë. Sanksionet janë vendosur nga Anglosfera, nga Evropa dhe nga ato që Aparteidi i Afrikës së Jugut i ka quajtur “të bardhët me nder” si Japonia. Pothuajse e gjithë bota dënon ashpër pushtimin rus, por shton “Po pastaj?”. Duke iu përgjigjur se SHBA-ja dhe aleatët e saj janë të përfshirë në mizori tronditëse pikërisht tani: në Afganistan, Jemen, Palestinë…

Si mund ta parandalojmë që Ukraina të bëhet një Çeçeni e re?

Luftërat mund të përfundojnë me shkatërrimin e një pale, si në Çeçeni apo Irak, ose me një zgjidhje diplomatike. Në rastin e Ukrainës, konturet bazë të një marrëveshjeje diplomatike kanë qenë prej kohësh të qarta: neutralizimi i Ukrainës si Austria gjatë Luftës së Ftohtë dhe disa marrëveshje sipas Minskut II për një federatë me autonomi të konsiderueshme për rajonin e Donbasit. Por Shtetet e Bashkuara ende refuzojnë të ndjekin një zgjidhje diplomatike, siç bën Kina, e cila gjithashtu mund të marrë një rol konstruktiv nëse do të pranojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *