Google ka dërguar një seri përditësimesh në versionin e fundit të Chrome në Android dhe iOS duke shtyrë shfletuesin mobil drejt të njëjtit nivel që është verisoni në desktop.

Chrome 86 vjen me funksionin Safety Check në Android dhe iOS, Enhanced Safe Browsing në Android dhe përmirësuar vendosjen automatike të fjalëkalimeve në iOS.

Madje Google ka implementuar një program i cili jo vetëm identifikon kur një fjalëkalim është kompromentuar, por i dërgon përdoruesit direkt tek uebfaqja përkatëse për ta ndryshuar.

Funksioni do të jetë aktivë në Android dhe iOS. Është i lidhur ngushtë me sistemin Safety Check i cili skanon fjalëkalime të kompromentuara dhe sigurohet se Chrome ka nivelin më të lartë të sigurisë.

Versionet Android të Chrome do të pajisen me Enhanced Safe Browsing që mbërriti në desktop që prej muajit Maj. Ky sistem vazhdimisht skanon të në kohë reale për maluerë dhe phishing në uebfaqe të ndryshme dhe shkarkime të ndryshme.

Së fundi përdoruesit në iOS mund të përdorin Face ID ose Touch ID për tu identifikuar me fjalëkalim nëpër uebsajte në Chrome.

Lexo po ashtu:  Apple rrit prodhimin e iPhone 11 me 10%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *