Projektligji i ri i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon jo vetëm shitjen e duhanit në dyqane dhe supermarkete, por edhe cigaret elektronike. Ndryshimi i ligjit për “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” nuk lejon gjithashtu përdorimin e cigareve elektronike në mjediset publike, pasi e konsideron njëlloj të dëmshme si duhani.

Po në një kohë kur Shqipëria ngre barriera për përdoruesit e cigares  elektronike, në shumë vende të botës kjo alternative promovohet fuqishëm me argumentin se, ndihmon përdoruesit të heqin dorë nga duhani. Së fundmi, deputetët britanikë kanë kërkuar që në Mbretërinë e Bashkuar të ulen taksat për cigaren elektronike si dhe të lejohen reklamat që promovojnë përdorimin e saj.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ata e bazuan argumentin e tyre në një kërkim shkencor të bërë nga Agjencia e Shëndetit Publik në Angli, sipas të cilit, cigaret elektronike janë “rreth 95 për qind më të sigurta” se cigaret tradicionale. I njëjti institucion propozon se pajisjet e cigareve elektronike duhet të vihen në dispozicion përmes recetës nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Lexo po ashtu:  Mos debato me gomerë!

Rreth 2.9 milionë persona në Angli janë përdorues të cigares elektronike, ndërsa 7.4 milionë duhanpirës sipas Shëndetit Publik, e vlerësojnë atë si një alternativë të suksesshme për të lënë duhanin.

Sipas një anketë të INSTAT të zhvilluar më 2018, në Shqipëri, ndonëse numri i duhanpirësve është ulur me 7% , pirja e duhanit është e zakonshme në moshën 30-34 vjeç, meshkujt (44%) dhe femrat (7%). Rreth 23% e duhanpirëseve meshkuj të moshës 15-49 vjeç raportojnë se pinë më shumë se 25 cigare në ditë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *