Cila është arsyeja pse partitë kryesore politike në Shqipëri nuk e kanë në programin e tyre bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë e ka bashkimin kombëtar. Nuk ka arsye pse partitë kryesore politike në Shqipëri të kenë dallime mes tyre në lidhje me këtë çështje jetike për kombin shqiptar. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) në Kosovë e ka bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në Nenin 1 të Statutit, si dhe që në hyrje të Alternativës Qeverisëse të LVV-së, e cila në kapituj e tjerë shpjegon edhe hapat drejt këtij bashkimi. Nuk bëhet bashkimi me deklarata, por me program politik e me strategji të qartë publike, e më tej me shumë vullnet politik drejt bashkimit të plotë ekonomiko-politik të Kosovës me Shqipërinë.

Boiken Abazi

Lexo po ashtu:  Fashisti Daçiq vazhdon lobimin kundër Kosovës, asnjë reagim nga BE-ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *