Edhe këngët e kompozuara me nota të gjata në kohë, por me një lartësi të ngjashme, kanë gjithashtu më shumë gjasa të bëhen hite. Një shembull tipik i kësaj kategorie është refreni i këngës “Waterloo” i grupit ABBA. Por fraza e vërtetë e përsosur, sipas mendimit të 3.800 njerëzve të intervistuar nga autorët e studimit të lartpërmendur, përfaqësohet nga kënga “Bad romance” e Ledi Gaga.

Deri më sot, janë kryer disa studime për të identifikuar formulën e duhur, që një këngë të jetë një hit në tregun muzikor. Për shembull, një hulumtim i Shoqatës së Psikologëve Amerikanë, zbulon se këngë të tilla kanë shpesh kanë tipare të ngjashme:një melodi tërheqëse, të lehtë për t’u mbajtur mend, dhe një interval ose refren i veçantë. Mbi të gjitha duket se më të suksesshme janë këngët me ritme të shpejta.

Ritmi dhe refreni

Një studim tjetër i kryer nga një ekip studiuesish nga universitetet angleze të Durham dhe Goldsmith, dhe universiteti gjerman i Tybingenit, identifikoi gjithashtu karakteristika të ngjashme:një ritëm të shpejtë, një refren i përsëritur 2 deri në 4 herë, dhe një melodi gjenerike, por jo shumë.

ABBA apo Lady Gaga?

Lexo po ashtu:  “Mamaja ime shkoi në shtrat me Hitlerin”

Në fakt, intervalet e pazakonta në një melodi, si për shembull ndërhyrja instrumentale e “MySharona” ose kënga e famshme “In The Mood” e Glen Miler, shërbejnë për të tejkaluar pritshmëritë e atyre që dëgjojnë një këngë të rrymës pop.

Edhe këngët e kompozuara me nota të gjata në kohë, por me një lartësi të ngjashme, kanë gjithashtu më shumë gjasa të bëhen hite. Një shembull tipik i kësaj kategorie është refreni i këngës “Waterloo” i grupit ABBA.

Por fraza e vërtetë e përsosur, sipas mendimit të 3.800 njerëzve të intervistuar nga autorët e studimit të lartpërmendur, përfaqësohet nga kënga “Bad romance” e Ledi Gaga, e ndjekur nga hiti “Can’t get you out of my head” i Kajli Minog dhe “Don’t stop Believin” nga Xhërnej.

E megjithatë për shkencëtarët, edhe këto rezultate ndikohen nga faktorë, që nuk janë sqaruar ende plotësisht, dhe që kanë ndoshta lidhje me përvojat e tyre përkatëse të dëgjimit. Në fakt, nga mijëra përgjigjet e mbledhura për studimin, vetëm 506 këngë u cituan si shembulli i një fraze tërheqëse nga më shumë se një person. Vetë Ledi Gaga u ngjit në podium me vetëm 33 preferenca.

Fenomeni “Spice Girls”

Lexo po ashtu:  Musa Jupolli: Nga cikli 'Mjeshtrit e artit Gazmend Freitag'

Një tjetër renditje, e kryer në mbi 12 mijë njerëz nga Eshli Bargoin, muzikologe kompjuterike në Universitetin e Amsterdamit, përcaktoi se cilat janë këngët më të paharrueshme, pra ato që i njohim menjëherë edhe nëse nuk i kemi dëgjuar prej vitesh.

Një ndër këngët më të njohura është “Wannabe” e grupit britanik “Spice Girls”, ku shumica e njerëzve e gjetën pas vetëm 2.3 sekondash. Ajo u pasua nga “Mambo Number 5” e Lu Begame 2.48 sekonda dhe “Eye of the Tiger” nga grupi Survivor që u identifikua pas 2.62sekondash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *