Qeveria e Kosovës mbrëmë ka njoftuar për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit. Në vendimin e kryeministrit Kurti kërkohet mbyllja e tërë lokaleve dhe pezullimi i aktiviteteve.

“Mbyllja e kafiterive, bareve dhe restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, urdhërohen kompanitë që shumicën e aktivitet t’i kryejnë nga shtëpia, mbyllja e qendrave tregtare, pezullimi i të gjitha aktiviteteve kulturore”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Mirëpo, furrat e bukës, farmacitë dhe dyqanet ushqimore janë të vetmet që do të vazhdojnë punën sikurse zakonisht.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Dyqanet ushqimore, farmacitë dhe furrat e bukës punojnë si gjithmonë”, ka thënë Hoti.

Lexo po ashtu:  Vuçiq u kthehet deklaratave për luftën: Konflikti i ngrirë do të thotë të presësh dikë ta nxjerrë shpatën i pari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *