Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ. Këtë lloj tipi gjaku e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën. Njihet si Rh nul dhe u gjet në vitin 1961 tek një aborigjen australian dhe është shkak i një alterimi genetik që bën që antigenet që përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut të mos shfaqen apo të kapen dhe gjaku ka 61 të tilla. Individët me këtë karakteristikë kanë ngjashmëri me grupin O negativ.

Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut. Laboratori ndërkombëtar i referimit të grupeve të gjakut në lokalitetin britanik të Filtonit ruan të dhënat e këtij grupi të reduktuar gjaku për të garantuar që asnjë nga këta anëtarë, nëse ka nevojë për këtë grup gjaku, të mos mbesë pa të. Kjo iniciativë ka edhe vështirësistë e saj, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vendë kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë.

Lexo po ashtu:  Hulumtimet e reja/ Vërtetohet se vaksinat kundër coronavirusit nuk shkaktojnë vdekje

Në rastin e një kirurgjie të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë. Përsa i përket grupeve normale të gjakut A, B, AB dhe Zero me variablet pozitive dhe negative, më të shpeshtë në botë janë A+, 0+ dhe B+, por shpërndarja varion shumë nëpër botë. Gjaku B+ është më i lartë në Arabinë Saudite me 33 %, Indi me 31 %, Japonia 20 % ose Taivani me 24 %. 0-, dhuruesi universal, ka një prezencë të rëndësishme në Europë me 6 % në Francë dhe Gjermani, me 7 % në Itali dhe me 9 % në Spanjë, ndërsa në Azi është më i rrallë, India me 2% dhe Japonia me 0,15 %.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *