Duke studiuar nëse Kurani është vërtetë më i dhunshëm se homolgu i tij i Krishterë Bibla, inxhinieri softwerik Tom Anderson i ka përpunuar tekstet e librave të shenjtë, për të parë se cili nga librat përmban më shumë fjalë të dhunshme.

Në një postim në Blogun e tij, Anderson shpjegon: “ Projekti është inspiruar nga debatet e vazhdueshme publike, se a refleton terrorizmi i lidhur me fundametalistët islamik diçka thelbësore dhe të dhunshme rreth islamit.

Duke përdorur sofware analizues për tekstet, ai e ka zhvilluar të ashtuquajturin “Odin Text”, përmes të cilit ai i ka analizuar verzionin e ri ndërkombëtar të Testamentit të Ri dhe atij të Vjetrit dhe gjithashtu verzionin anglisht të Kuranit, botim i vitit 1957. Vetëm tre minuta i janë nevojitur serverit për ti analizuar të tre librat.

Duke i kategorizuar fjalët në tetë emocione – Argëtim, Parashikim, Zemërim, Neveri, Trishtim, Habi, Frikë\Ankth dhe Besim – për Biblën softwar-i ka shënuar shumë më lartë për zemërimin dhe shumë më ulët për besimin, se sa për Kuranin.

Lexo po ashtu:  “Kur kam nisur ta doja vërtet veten time”, një perlë nga Charlie Chaplin

Në analizimin e mëtejshëm, Testamenti i Vjetër ka rezultuar më i dhunshëm se sa i Riu dhe gati dyfish më i dhunshëm se Kurani.

Anderson thekson se nga të gjitha analizimet e të tre teksteve, përmbajtja e Testamentit të Vjetër rezulton si më e dhunshmja.

“Vrasja dhe shkatërrimi janë cekur pak më shumë në Testamentin e ri (2.8%) se sa në Kuran (2.1%), ndërsa Testamenti i Vjetër prind bindshëm ndaj Kuranit, me përsëritjen e këtyre dy termeve, me 5.3%” shpjegon Anderson.

Megjithatë, ai shton se ne nuk e kemi bërë këtë për ta provuar ose për ta mohuar se Islami është më i dhunshëm se religjionet e tjera. “Për më tepër, ne e kemi kuptuar se Testamenti i Ri dhe i Vjetri dhe Kurani, nuk janë asnjëri literatura e vetme për këto besime, e as nuk e përbëjnë thelbin e mësimeve dhe protokoleve të këtyre besimeve. Unë gjithashtu duhet të theksoj se kjo analizë është sipërfaqësore dhe të gjeturat nga kjo analizë nuk për qëllim të jenë përfundimtare” ka thënë Anderson. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Vajzat ruse të Kadaresë. Ja letra e dashurisë së Kadaresë për rusen Ljuba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *