Çim Peka thotë se Shqipëria është shteti i parë që po i vendos sanksione Kosovës.

Me një postim në Facebook, Peka shkruan se Rama është në hall të madh, pasi kjo që po i bën Kosovës, është një hall i madh personal ndërkombëtar i tij.

‘Një hall të madh personal e ka!

Definitivisht Rama është në një hall të madh, nuk e di se çfarë, një ide e kam. Por, kjo që po i bën Kosovës, vetëm një hall i madh personal ndërkombëtar i tij, e detyron të dalë kaq zbuluar kundër Kosovës.

Ky është thjeshtë një njeri i kapur e i shantazhuar nga ata që nuk e duan Kosovën.

PS: Mos i besoni në argumentin që po jep për anulimin e mbledhjes, kishte bërë gati makinat që ministrat të niseshin në 7 të mëngjesit nesër, ndërkohë garda ishte nisur për në Tropojë pasi Rama do bënte një ndalesë aty, ndoshta për të takuar edhe ‘personin A’ i cili prej kohesh vërdalliset andej’, shkruan gazetari Çim Peka në postimin e tij.

Lexo po ashtu:  Policia demanton propagandën serbe, del me një njoftim publik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *