Një thënie thotë: “Ne jemi çka hamë” – rrjedhimisht, shëndeti është pasqyrë e mënyrës sonë të të ushqyerit.

Pjesë shumë e rëndësishme për jetë të shëndetshme është padyshim ushqimi. Hulumtimet e shumta shkencore e lidhin ushqimin e pashëndetshëm me sëmundje të ndryshme si kolesteroli, hipertensioni, diabeti, sëmundjet autoimune dhe disa lloj të kancerit.

Një ndër pyetjet që shumica prej nesh ia shtrojnë vetes ka të bëjë me sasinë e duhur të bukës që e konsumojmë çdo ditë.

Buka duhet të jetë pjesë e dietës së secilit por si zëvendësim i bukës që tradicionalisht ka qenë pjesë e dietës shqiptare është buka e shëndetshme!

Por cila bukë është e shëndetshme?

Buka Bakery ju sjellë mundësinë që të merrni shumë përbërës të shëndetshëm përmes konsumimit të produkteve të saj, që janë të bazuara në receta gjermane; bukë dietale, bukë spelt, bukë me arra, bukë e pjekur dy herë, bukë malësie, bukë fitnesi, broçe Spelt dhe shumë tjera.

Disa nga përbërësit e shëndetshëm të këtyre bukëve janë:

Lexo po ashtu:  Ja çfarë duhet të bëni në rastet kur ju merren mendtë

Mielli i thekrës është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B. Përveç se është i përshtatshëm për personat me diabet, është ideal edhe për personat të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes. Gjithashtu përdoret në dieta, duke pasur parasysh që është i pasur me fibra dietale, që njëkohësisht pengojnë konstipacionin. Në hulumtimet shkencore është dëshmuar që ndikon pozitivisht tek femrat të cilat janë në menopauzë dhe ofron mbrojtje nga kanceri potencial i gjirit.

Mjalta është një ndër produktet më të shëndetshme që mund të konsumoni në mëngjes. Nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit. Përdorimi i mjaltës në vazhdimësi ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.

Farërat e lulediellit japin kontribut në shëndetin e zemrës, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përmbajnë veti antiinflamatore dhe shumë efekte tjera pozitive.

Tërshëra zvogëlon kolesterolin, është e pasur me antioksidantë, zvogëlon rrezikun e presionit të lartë të gjakut, stabilizon sheqerin në gjak dhe rritë sistemin imunitar.

Lexo po ashtu:  Pse duhet të konsumoni më shpesh portokaj?

Kurse konsumimi i arrave ndihmon organizmin të furnizohet me proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 dhe yndyrna të shëndetshme. Pra, arra është ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin.

Mielli Spelt i cili është përbërës kryesor i disa produkteve të Buka Bakery, përmban vitaminat B1, B6 dhe E, që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor.

Për këto bukë të shëndetshme është vetëm një vend në Kosovë; marketet Meridian Express dhe Buka Bakery te Qafa në Prishtinë.

Prandaj qëndroni të shëndetshëm, ushqehuni me bukë nga Buka Bakery dhe shijoni çdo kafshatë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *