Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka shprehur keqardhje në një intervistë për RTÉ për rolin e tij në bindjen e Ukrainës që të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në vitin 1994. Clinton thotë se Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Kievi do të kishte ende arsenalin e saj bërthamor.

“Ndjej një përgjegjësi personale sepse e bëra Ukrainën të pranonte të heqë dorë nga armët e saj bërthamore. Askush nuk beson se Rusia do ta bënte këtë zgjedhje nëse Ukraina do t’i kishte ende ato armë” – tha Clinton.

Në janar 1994, Clinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë, Boris Yeltsin dhe Ukrainës, Leonid Kravchuk, për të eliminuar arsenalin e armëve bërthamore strategjike që mbetën në tokën ukrainase pas rënies së Bashkimit Sovjetik. SHBA ishin gjithashtu palë të një tjetër marrëveshje të lidhur më vonë në të njëjtin vit, e cila përfshinte angazhimet ruse për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës.

Këto angazhime u thyen në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë, dhe u shkatërruan më pas kur ajo filloi një luftë më të gjerë kundër Ukrainës vitin e kaluar.

Lexo po ashtu:  Rama: Do ishte mirë që Kosova të shkonte krah për krah Shqipërisë drejt rrugës së integrimit, sanksionet e BE-së absurde

“E dija se presidenti Putin nuk e mbështeti marrëveshjen e Presidentit Jelcin për të mos ndërhyrë kurrë në kufijtë territorialë të Ukrainës, një marrëveshje që ai bëri sepse donte që Ukraina të hiqte dorë nga armët e saj bërthamore”, – tha Clinton për RTÉ.

“Ata kishin frikë t’i hiqnin armët sepse mendonin se kjo ishte e vetmja gjë që i mbronte nga një Rusi ekspansioniste. Kur u bë e përshtatshme për të, Presidenti Putin e theu atë marrëveshje dhe fillimisht mori Krimenë. Dhe ndihem tmerrësisht keq për këtë sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm” – tha Clinton. Ai shtoi se mbështetja perëndimore për Ukrainën duhet të mbetet e palëkundur.

“Unë mendoj se ajo që bëri Putin ishte shumë e gabuar dhe unë besoj se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Mund të vijë një moment kur qeveria ukrainase të besojë se mund të mendojnë për një marrëveshje paqeje me të cilën mund të jetojnë, por unë nuk mendoj se ne të tjerët duhet të presim” – tha ai.

Lexo po ashtu:  Horoskopi, dy shenjat më me fat për sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *