Ish-konsulli në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, Lutfi Bilalli ka reaguar çmendurisht sot pas vendimit që ka marrë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në vendimin e Ministrit Konjufca për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme për konsujt, ishte prekur edhe Lutfi Bilalli nga AAK-ja.

Bilalli ishte kryetar i AAK-së në Vushtrri, kandidat për kryetar të Vushtrrisë por që nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për të fituar, ai kishte dal pas zgjedhjeve i partia e katërt me AAK-në.

Pas kësaj, me Qeverinë Haradinaj atij i ishte siguruar një post në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, por që as atje nuk e pati gjatë.

Dhe me Qeverinë e re, dhe vendimet që po merr Kurti ku po shkarkon borde të ndryshme në Kosovë, edhe Konjufca morri një vendim për shkarkimin e konsujve.

E sot, Bilalli ka reaguar ashpër, duke e quajtur Qeverinë e re, debillë, dhe turma pa tru.

Ai thotë se, i ashtuquajturi ministër i qeverisë Burdushi po i hipnotizon.

Lexo po ashtu:  Hungaria shpërfill rekomandimet e BE-se për kufijtë

Sipas Bilallit, spastrimet etnike kanë ndodhur në vititn 1981, 1990 dhe 2020.

Lexojeni reagimin e Bilallit pa ndërhyrjen e redaksisë:

O debilla (turma pa tru) shkurtoni naj dru te shpija e hyni në banjo (pastronu ) hiqni morrat nga koka se i ashtuquajturi ministër i qeverisë Burdushi po ju hipnotizon.

A e ke ni për at ministrin e Burdushit si zgerdhihet si “Pelë e Rahoves” ai është në gëzim që u emru minister ( në qejfë të nuses), por vizitori i Burdushit i dobtë dhe me njohuri të cekta i cili nuk e ka hallin e qytetarve as mirëqenjen e tyre po hall e ka rehatin dhe lluksin e vet .

Spastrime politike: 1981 , 1990 , 2020

Paria e pushtetarve : Urraaaa partizan lufta e klasave ka filluar!

Turma: t’i vrasim e t’i varni në litarë!

Ky është manifestimi i revulucionarve të rinjë.

Por forcat progresive dhe demokratike nuk do lejojnë që zgjebat e revulucionarve ta kontaminojnë Kosovën!

#PovijeKohaMbaroiDita#

LB

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *