Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019, thuhet në shkrimin e gazetares së CNN-it, Julia Buckley, e cila analizon Raportin Konkurrues të Udhëtimit dhe Turizmit 2019 nga Forumi Ekonomik Botëror, organizata me seli në Zvicër që mbledh çdo vit elitën globale për të diskutuar çështje madhore.

Në renditjen e përgjithshme, më shumë lëvizje pati jashtë 10 vendeve të para.

”Shqipëria, Rumania dhe Serbia u ngjitën me 12 vende, përkatësisht në vendin e 86-të, 56-të dhe 83-të”, shkruan CNN.

”Egjipti u ngjit me nëntë vende”, shton Buckley.

”Me më shumë se 3 000 milje vijë bregdetare dhe jo më pak se 48 qendra të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Spanja është shpallur vendi më i mirë në botë për t’u vizituar.

Lidhur me sigurinë, Finlanda, Islanda dhe Omani u vlerësuan si vendet më të sigurta. Ndërsa, El Salvadori, Nigeria dhe Jemeni u renditën më pak të sigurta.

Ndërkohë, Tajvani humbi shtatë vende në renditje dhe ra në vendin e 37-të, Ekuadori ra nga vendi i 57-të në të 70-in dhe Trinidad Tobago pësoi rënien më të madhe, duke rënë 14 vende nga vendi i 73-të në të 87-in./ atsh/MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Video/ Ky është yahti spektakolar që funksionon me hidrogjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *