Pijet e ëmbëlsuara artificialisht rrisin 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kërkuesit francez bënë një testim ku për dhjetë vite i vëzhguan 104 mijë persona se sa sheqer konsumojnë dhe si përfundim ata që konsumonin pije me sheqer artificial kishin rrezik 20% më të lartë të fitonin sëmundje të zemrës, shkruan “DailyMail”.

Ata ndanë personat që morën pjesë në testim në tre grupe: konsumuesit e një sasie të vogël, ata që konsumonin pije jo-dietike, dhe ata që konsumonin pije distike.

Studimi zgjati nga viti 2009 deri në vitin 2019 dhe si përfundim, personat që kishin konsumuar cola në sasi më të madhe dhe ata që konsumuan cola dietale kishin rrezik të njëjtë për sulme në zemër, bllokim të aortave dhe sëmundje të tjera.

Ka rreziqe të tjera që nuk janë vërtetuar akoma rreth pijeve dietale, por studime të mëtutjeshme do të bëhen.

Lexo po ashtu:  Kombinimi qumësht dhe mjaltë çdo mëngjës esëll ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *