Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave ka deklaruar se është e ndaluar prerja e bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve.

Përmes një njoftimi, kjo shoqatë bën të ditur një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.

Shoqata gjithashtu njofton se në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme është e nevojshme të ritrajtojmë edhe njëherë problemin e prerjes bukës. Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve .

Një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.

Në kushtet e tanishme të Covid-19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute , kjo tju bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe makina prerëse të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht. Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbillimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne.

Lexo po ashtu:  E keni menduar se çfarë duhet të bëni kur në një intervistë pune ju ofrojnë kafe?

Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qënë regull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *