Tregim

Një herë në javë, xhelatët kalëronin mbi viktimat e tyre. Por jo gjithmonë në të njëjtën ditë, ndryshe kalërimi do të humbiste tiparin e së beftës, që përbënte një nga tundimet e mëdha për ta; dita zgjidhej fare rastësisht, po ashtu, edhe kafsha për të kalëruar.
Rruga ku do të bëhej kalërimi ishin shkallët që të çonin nga kati i parë deri në katin e dytë të burgut, pra, gjithmonë në ngjitje. Ditën e caktuar, xhelatët futen papritur në qelitë e të burgosurve, zgjedhin ata që do të përdoren për kalërim, domethënë për t´ua hipur, dhe, aty për aty, ua fusin kokën në kapuçonë të zinj, me qëllim që të mos e shikojnë vendin dhe as të papriturat e garës.
Të burgosurit shtyhen e drejtohen nga kalorësit deri te fillimi i shkallëve, ndërkohë që tundin e shkundin kokat e mbuluara me kapuçë, si kuajt në pistën e garave.

Duhet të merret me mend se vendi i zgjedhur për garë është shumë i përshtatshëm: shkallët prej çimentoje janë të ngushta dhe të errëta, të largëta nga njëra-tjetra dhe mjaft të roitura, pra të përshtatshme për një kalërim qorrazi, ku rrëzohesh, nëse do të mbështetësh krahun.
Kalorësit hipin në shpinën e viktimave të tyre dhe, në rast se kafsha rrëshqet, ndëshkimi është i ashpër: duhet përpjekje e madhe për të ruajtur ekuilibrin, duhet t´i shtërngojë mirë këmbët e kalorësit nën sqetulla dhe të shmangë çdo lloj lëkundjeje.
Në radhë njëri pas tjetrit kuajt duhet të fillojnë ngjitjen e shkallëve.

Lexo po ashtu:  Mërgimtarët po investojnë në patundshmëri për t’i ruajtur lidhjet familjare

Për të zënë secili vendin e parë, kalorësit i lëshojnë me yrysh përpara viktimat, duke i goditur me kamxhik dhe duke i kërcënuar e sharë. Por pengesat e shumta e të panjohura për kuajt, e bëjnë tejet të vështirë ngjitjen e shkallëve.
Disa prej kuajve rrëzohen, disa përplasen me njëri-tjetrin. Dëgjohen britma dhe grahma vdekjeje; ata që arrijnë të ngjitin shkallët e para, nuk dinë dhe sa shkallë të tjera janë ende, nuk dinë sa të pjerrëta dhe të dëmtuara janë ato. Të pluhurosur e lyrosur, gjithë njolla gjaku, me dhëmbë të copëtuar, ngjiten zvarrë nëpër shkallë, pa ditur ç´vjen në hapin që do të hedhin më tej.

Të burgosurit që nuk janë zgjedhur për këtë garë janë të detyruar të brohorasin për të nxitur kuajt dhe për këtë gjë shtyhen nga oficerë të egër, të cilët vëzhgojnë shfaqjen.
Kalorësi fitues merr një trofe që i jepet nga kapiteni, ndërsa kali i tij, si shpërblim, merr një pafkë sheqeri.
(Përktheu nga spanjishtja Bajram Karabolli)  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Të çmendur? Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog, pse gjenitë nuk janë asnjëherë normalë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *