Pas gjendjes së krijuar nga coronavirusi në vendin tonë, Bashkimi Evropian do të ndajë 5 milionë euro për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e BE-së në Kosovë.

“BE-ja ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të Kosovës, në kohë të mira dhe në krizë. Ne jemi duke punuar edhe me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën për t’i ndarë 5 milionë euro për ta luftuar shpërthimin e COVID-19”, tha Zhivalj për Kohën.

Tutje, ajo theksoi se “Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në Kosovë”.

“Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar edhe ekonominë e Kosovës, në mënyrë që të zbutet kriza”, tha tutje Zhivalj.

Lexo po ashtu:  Si ke mundur? - Polemika origjinale e poetit të madh shqiptar Esat Mekuli me Ivo Andriq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *