Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç thotë se prioritet i tij është tërheqja e njohjeve të Kosovës.

“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet. Janë tërheqje të cilat ne i kemi paralajmëruar”, – tha Daçiq për televizionin serb “Prva”.

I pyetur për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi për Rusinë, Daçiç thotë se Beogradi nuk planifikon të bëjë një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesat tona”, – tha ai.

Ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç e ka paraqitur si të vështirë gjendjen e sigurisë së serbëve në Kosovë.

Në një intervistë për Tanjugun serb, ai përmendi ruajtjen e paqes si një nga “sfidat më të mëdha në vitin 2023”.

“Sfidat më të mëdha në vitin 2023 do të jenë ruajtja e paqes, lirisë dhe popullit tonë në Kosovë, në mbarë Serbinë, pa na përndjekur dhe poshtëruar askush”, – ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Princesha që vriste të gjithë që e pyesnin: Kur do të martohesh?

Duke folur për planet për vitin 2023, Vuçeviç tha se ato janë “që të vazhdojë forcimi i Forcave të Armatosura Serbe, të forcohen kapacitetet mbrojtëse”. Ai tha se gjithashtu planifikon një ndryshim plani në ambientin e ushtrisë serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *