Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka demantuar lajmet se një përfaqësuses i shtetit do të qëndrojë sot në Kosovë, për ta përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhje, raporton MekuliPress.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave ambasada e Britanisë thotë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike, apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.

Të njejtët kanë shkruar se përkrahin të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë. Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim”, thuhet në reagim.

Sot në media, ndërkaq ka qarkulluar lajmi se në tubimin përmbyllës të PDK-së, në Prishtinë sot do të marrë pjesë një prej njerëzve më të afër të kryeministrit anglez, Boris Johnson.

Reagim të njejtë patën ditë më parë edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, kur ish-kreu i drejtësisë së administratës Trump, Mattheë Ëhitaker, qëndroi në Kosovë dhe mbajti fjalim duke thënë se ka ardhur për të përkrahur PDK-në në zgjedhje./MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Vijon restaurimi i Kishës së Skënderbeut në Kepin e Rodonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *