Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.

Lajmin e ka konfirmuar Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, tha Ibrahimi.

Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.

Lexo po ashtu:  Vuçiqi falënderon serbët që po i mbajnë të bllokuara rrugët: Serbia është me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *