Të enjten kanë filluar ushtrimet e përbashkëta të njësive të forcave serbe dhe ruse në Serbi. Nga këto ushtrime janë publikuar disa pamje.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video ku shihen ushtarët duke simuluar të shtëna. Duket se pjesë e ushtrimeve është edhe reagimi në rast të rënies në pritë dhe tërheqja nga zona e rrezikshme.

200 ushtarë dhe 11 njësi të pajisjeve ushtarake të rrethit ushtarak perëndimor po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake.

Në videon e publikuar nga rusët shihen edhe automjete të blinduara, tym dhe simulim i reagimit me zjarr nga autoblindët.

Lexo po ashtu:  Emergjencë në Serbi, sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *