Ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus. Vetëm sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja. Deri tash COVID-19 është lajmëruar në Viti, Klinë dhe Malishevë.

Edhe katër pacientë në Kosovë kanë dalë se janë të prekur me koronavirus. Kjo është vërtetuar nga analiza që u janë bërë sot edhe 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e tjerë.

Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti. Pastaj të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete janë në karantininë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

Sot është njoftuar se Qeveria ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë dhe ka marrë edhe masa tjera për t’u përballur me këtë situatë.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Serbia.

Lexo po ashtu:  HISTORIKE: Qeveria Kurti merr dy vendime për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *