Presioni duket se ka ecur. Mediat e ndryshme raportojnë se autoritetet daneze kanë kontaktuar me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, të cilit i kanë dhënë garanci se janë të gatshëm të diskutojnë rritjen e pranisë amerikane në Groenlandë.
Sipas raportimeve në media, autoritetet daneze kanë siguruar Trump se shqetësimet e tij të sigurisë, mund të adresohen pa kaluar në aneksime territoriale.
Qasja në fjalë sugjeron se kërcënimet e Trump funksionojnë si pjesë e reagimeve institucionale të vendeve të tjera, edhe pse sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka deklaruar se të merresh me mesazhet e Trump për Groenlandën, është humbje kohe.
Qëndrime të tilla duket se lidhen me një perceptim të Trump për t’u parë si njeriu i fortë i kontinentit amerikan, në të cilin fuqi të tjera nuk kanë punë. Është jashtë çdo dyshimi se nuk ka goditje më të madhe ndaj rendit ndërkombëtar sesa kjo paparashikueshmëri e SHBA.