Kryeministri Edi Rama, është zgjuar i shqetësuar pasi u ka dalë menjëherë në mbrojtje ministrave të tij, dhe këshilltarit Endri Fuga për darkën që u filmuan duke ngrënë në një nga restorantët më të shtrenjta, bashkë me biznesmenin Samir Mane, në Dubai.

Rama i ka kthyer përgjigje një prej komentuesëve të tij, duke i shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse, transmeton e pavarura MekuliPress.com. Për ta bërë edhe më të besueshme, Rama ka përmendur edhe faktin që bëhet fjalë për investitiorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.


”Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri”,shkruan Rama.

Lexo po ashtu:  Shkëlzen Gashi i reagon Frashër Demajt: "Pse nuk përmenden askund as Gjergj Kastrioti e as Isa Boletini? Këtu skifter, e në Selanik pulë. Këtu tigër, e atje mace”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *