“Dashunija ndaj prindëve” është një poezi e shkruar nga poeti i njohur shqiptar Ndre Mjeda. Poezia, sikurse e shpreh edhe titulli, tregon dashurinë që prindërit kanë derdhur mbi autorin në veçanti, por nëplan më të gjerë, shpreh dashurinë e çdo prindi për fëmijën e vet.

Poezia përfshin tre stadet e jetës së njëindividi. Nis në strofën e parë me fëmijërinë, ku prindërit e rrisin fëmijën që në djep. Vazhdon në strofën e dytë me rritjen ku prindërit bëjnë maksimumin që ta rrisin në mënyrën e duhur fëmijën dhe përfundon nëstrofën e tretë, me momentin kur fëmija është i rritur dhe e kupton realisht çdo sakrificë që kanë bërëprindërit (Ju ma ndez’t nji flakë në zemër për punë t’nalta e për lumni.)

“Dashunija ndaj prindëve”

Me sy çilun afër djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Për vaj tem tue hjekun zi,
Tue shëndue kur m’shifshi n’shend.

Babë e nanë sa keni derdhë
Mbi shteg tem e hire e dritë;
Ah, sa mirë m’keni gatitë
Për çdo kohë e për çdo vend.

Lexo po ashtu:  Nëse sëmundja vjen tek unë , Ju mos më shpini në spital, Më merrni fshehur e pa zhurmë, Më ngjitni lart diku në mal.

Ju ma ndez’t nji flakë në zemër
Për punë t’nalta e për lumni
Për ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra më lakmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *