Poezi nga Sergej Esenin

Dashuria? Ç’më vjen për të qeshur!
Ti më puth: akull unë, akull ti.
Ndjenja ime, për dreq është rreshkur.
Ndjenja jote të çel nuk di.

Ah, në ate zhurëmim sikur t’isha
Si një herë e një kohë, edhe sot
Si çunak në padi të humbisja,
T’ëndërroja me tym ashtu kot.

Të ëndërroja, po veç dicka tjetër
Që as toka, as bari s’e njeh,
Që nuk di si ta quash me emër
se me fjalë dot zemra s’e shpreh./MekuliPress/

Lexo po ashtu:  "Ti nuk je krijesë e përbuzun, e mbrapsht. Jo, as rob, as djall nuk je! Ti nuk je mallkim për njerëzimin." - Është viti 1949, poeti shqiptar, Esat Mekuli, rrebelohet ndaj shtypjes së Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *