“Quhem Claudia Mori. Kam dashuruar shumë dhe vazhdoj ta dua Adriano Celentanon. Jemi martuar 56 vite më parë dhe nëse nuk do të ngeleshim si dy persona të ndryshëm në çift, unë ndoshta nuk do të jetoja më në këtë jetë. Nuk kam dashur asnjëherë të dilja nga hija e tij, por as të strehohesha tek ai. Jam madje e bindur, se as ai nuk do të kishte dashur që unë ta bëja.

Dashuria bëhet më e fortë, nëse nuk heq dorë nga defektet e tua. Kjo edhe sepse kur e njoha, ai ishte askushi. Jam martuar me një të panjohur. Prej tij dhe me të, kam kaluar gjithçka që mund të kalohej në 50 vite e kusur, duke përfshirë edhe momente tepër të trishtuara. Por gjithsesi, kemi pasur respekt, dashuri dhe pasion për njëri-tjetrin”. – Fjalët e Claudia Morit në ditëlindjen e saj të 81-të

Ajo që e bën një dashuri më të fortë, është padiskutim fakti që të dy në çift duhet të ruajnë cilësitë e tyre të veçanta, ato që i kanë bërë të njihen e të zgjedhin të lidhen bashkë që në fillim. Mbi të gjitha, të dy nëçift duhet të jenë të pavarur në çdo aspekt, emocional apo ekonomik. Kjo gjë e bën marrëdhënien më tëkonsoliduar.

Lexo po ashtu:  Ndikimi i librave tek fëmijët

Kam përshtypjen edhe se dashuritë e mëdha janë ato që përjetohen pikërisht në popullin e thjeshtë. Dashuria nuk ka nevojë për luks, për dhurata të shtrenjta, përkundrazi, bëhet më e fortë në rrethanavështirësie. Claudia dhe Adriano janë njohur në kushtet, kur asnjë nga të dy nuk ishte i njohur apo i pasur, por sërish kanë arritur t’i rezistojnë vite të tëra bashkë. Shembuj të tillë janë të shumtë. Gjyshërit apo prindërit tanë kanë qenë bashkë në kohërat e vështira të diktaturës dhe gjithsesi ia kanë dalë vështirësive së bashku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *