Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarë se pazari me Edi Ramën përjashtohet dhe se opozita i qëndron një opsioni: zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në një ditë, pa Edi Ramën kryeministër.

Për të përshtatur këtë skenar me realitetin, z. Basha është lëshuar në një serial të përditshëm akuzash për koncesione dhe tendera të ndryshëm që po përfliten gjerësisht edhe në media. Fiskalizimi, koncesionet e rrugëve të ndryshme etj., që po kthehen edhe nga Presidenti, janë mesa duket pjesë e menusë së lojës politike të opozitës e cila kërkon të kushtëzojë pushtetin aktual me presionin e përqendruar te korrupsioni.

Zoti Basha edhe sot që u përpoq të trashte pak zërin si lider i një opozite që po rritet në epikën e një revolucioni emocional, imagjinar, nuk ka arritur të bindë se ai nuk e do një Pazar me pushtetin. Ai ka premtuar shtatorin si muajin e gjëmave dhe padive, mirëpo një mendje normale ka të drejtë të pyesë: pse duhet pritur shtatori për të bërë padi p.sh për rrugën Milot Balldren për të cilën presidenti dekretoi rishqyrtimin e ligjit?

Lexo po ashtu:  Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer: - Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga ShBA

Paradoksi i kohës politike që jetojmë, por edhe i opozitës që luan sot kukafshehti me z. Rama është se gërryerja që i merr shtatin pushtetit, po ha edhe minorancën. Sepse korrupsioni është horizontal, përveçse vertikal. Premtimet e z. Basha për paketa antikorrupsion janë përsëritje: në vitin 2005 z. Berisha premtoi Duart e Pastra, në vitin 2013 z. Rama premtoi anullim koncesionesh. Sot z. Basha nuk I ka mbetur të gëzojë për megavjedhjet që dëshmojmë të gjithë dhe të premtojë se do të jetë Davidi para Goliatit, por me ndryshimin se ai jo vetëm që s’të mbush syrin, por ka faktuar për të gjithë se në rolin e Davidit, ai ndoshta përmbush vetëm kriterin e buzëqeshjes.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *