Gazeta më e madhe në Holandë ‘De Telegraaf’ së fundmi ka publikuar një shkrim lidhur me kërkesën e disa partive politike në këtë shtet që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarë.

3 parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët pasi e shohin si të vetme mundësi për të frenuar fenomenin e krimit organizuar shqiptar në këtë shtet.

Partitë të cilat kanë mbështetur këtë masë drastike për shqiptarët janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, 3 parti të rëndësishme.

Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat. “Kriminelët përfitojnë kur s’ka kontrolle”, ka deklaruar ai.

Edhe deputetja Van Toorenburg, anwtare e të njëjtës forcë politike të ministrit holandez për Drejtësi dhe Siguri,  Grapperhaus, kërkoi direkt rikthimin e vizave për Shqiptarët. “Unë dua të di se cilët futim në shtëpi. Do të vijë shumë shpejt një debat me ministrin.”, tha ajo.

Mbetet për të parë në seancën e rradhës të planifikuar me tematikën “krimi organizuar shqiptar në Holandë” nëse një shumicë e deputetëve do mbështesin propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyjer vizat për Shqiptarët.

Lexo po ashtu:  Tre shënime të Enis Sulstarovës mbi ndryshimet kushtetuese në MV

Por nëse në Holandë diskutohet tashmë kjo masë e ashpër, atëherë premtimi i hapjes së negociatave në qershor nga ministri i Jashtëm duket më shumë një ëndërr sesa nje realitet i arritshëm. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *