Ka patur momente të forta debati mes gazetarit Ylli Rakipi dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në lidhje me heqjen e datës 30 qershor si data e zgjedhjeve nga ana e Presidentit Meta.

Të fuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, Rakipi është acaruar nga fjala e gjhatë e Ballës dhe ka përdorur terma të fortë, duke thënë se PS dhe PD kanë bërë grusht shteti dhe kanë shkërd**er kodin zgjedhor të vendit.

Për më tepër ndiqni debatin:

Rakipi: Presidenti Meta ka shkelur Kodin Zgjedhor. Ju dhe Sali Berisha keni bërë grusht shteti. Keni shkërdhyer Kodin Zgjedhor. E keni shkelur Kodin Zgjedhor dhe ke 3 orë që na flet këtu. Cilin nen të Kushtetutës ka shkelur presidenti? Më thuaj që ka shkelur Kodin Zgjedhor. Kush të pyeti për të drejtat e presidentit? Doktor a profesor, je? Ti duhet t’i çosh në gjykatë këto”, tha Rakipi.

Taulant Balla: “Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, prandaj nuk e meriton që të jetë më në zyrën e presidencës. Presidenti ka shkelur nenin 90, ku parashihen detyrat e kreut të shtetit shqiptar.

Lexo po ashtu:  Kryeministri nuk ka asnjë tagër të flasë për datën e zgjedhjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *