Teknologjia është aq inteligjente saqë të kalojë në grafikat e integruara në rast se nuk nevojitet fuqi e madhe grafike. Intel thotë se lojërat si Dota 2 janë më të shpejta në grafikat Iris Xe dhe Xe Max sesa në Nvidia MX350.
Debuton teknologjia grafike e Intel që do të ndryshojë një industri
Intel prezantoi teknologjinë e kartë grafike të dedikuar në fillim të Tetorit dhe tani po bëhet e disponueshme për të gjithë.

Dizajneri çipeve tha se laptopët e parë me grafikat Intel Xe janë të disponueshme në Acer Swift 3X, ASUS VivoBook Flip TP470 dhe Dell Inspiron 15 7000 2n1.

Iris Xe Max është përgjigja e Intel ndaj segmentit të ulët të grafikave që zakonisht gjenden në laptopët me dizajn të hollë. Kompania premton gaming të shkëlqyer në 1080p për tituj shumë popullorë si Hitman 2 dhe Metro Exodus.

Teknologjia është aq inteligjente saqë të kalojë në grafikat e integruara në rast se nuk nevojitet fuqi e madhe grafike. Intel thotë se lojërat si Dota 2 janë më të shpejta në grafikat Iris Xe dhe Xe Max sesa në Nvidia MX350.

Lexo po ashtu:  Kafka: Përse nuk u martova ?

Megjithatë këto grafika të reja nuk janë vetëm për gaming. Një teknologji e quajtur Deep Link e integruar në grafikat Iris ndan detyrat mes grafikave të integruara të Tiger Lake dhe Iris Xe Max duke ofruar performancë që zakonisht kërkon një kartë grafike e dedikuar në desktop.

Intel premton dyfishin e enkodimit të videove që oforn një RTX 2080.

Iris Xe Max mund tëja dedikojë të gjithë fuqinë e vet procesorit për aplikacione të cilat bazohen në përpunim konvencional.

Po teknologjia grafika për desktopët? Intel ka premtuar diçka të madhe në gjysmën e parë të 2021. Tregu i teknologjisë grafike është dominuar prej vitesh nga dy lojtarë kryesorë si Nvidia dhe AMD dhe Intel ka qenë gjithnjë sinonim i kartave grafike të ngadalta ndërsa sot jemi përballë një rrotacioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *