Në imazhin e një oborri mbretëror të mesjetës, spikaste veç padronit dhe gaztori, që i veshur me rroba shumëngjyrëshe, do të argëtonte mysafirët e lordëve përmes talljeve apo imitimeve. Gjithsesi, roli i gaztorit, është më i vjetër se periudha mesjetare. Faraonët egjiptianë, argëtoheshin me gjestet e gaztorëve, po aq sa homologët e tyre të mëvonshëm në Evropë. Edhe romakët e kishin qejf një gaztor, sidomos në festat e mëdha.

Nëse tradita e gaztorit ishte e lashtë, ajo është gjithashtu shumë më e ndryshme sesa mund ta imagjinonim ne. Roli i gaztorit, ishte shumë më tepër se sa të bërit shaka, apo duke argëtuar aristokracinë. Sepse, ndonëse shumë gaztorë kishin aftësi të kufizuara mendore ose fizike, të tjerët ishin shumë të trajnuar, individë të kualifikuar që vepronin si argëtues të njohur në karnavale dhe panaire.

Pastaj ishin gaztorët e mençur me një rol më të gjerë, atë të këshilltarët dhe ngushëlluesit, këshillat e të cilëve do t’i dëgjonin edhe mbretërit. Këta gaztorë, vepronin shpesh si ndërmjetës politik, dhe madje shkonin edhe në betejë. Duke nisur nga shekujt XI-XII-të, gaztorët e mesjetës ranë në kategorinë e përgjithshme të fyelltarëve ose “shërbëtorëve të vegjël”.

Termi mbulonte një gamë të tërë argëtuesish, duke përfshirë akrobatet, muzikantët dhe këngëtarët. Megjithatë, “shërbëtori i vogël”, ishte një term i përshtatshëm për gaztorët e familjes. Ata pritej të kryenin një rol shumë më të gjerë në familje, sesa vetëm të kënaqnin njerëzit.

Fisnikët nuk zbaviteshin çdo natë, dhe me siguri nuk dëshironin të dëgjonin përherë të njëjtin artist, që do të thoshte të njëjtat shaka. Pra, kur nuk aktronin, gaztorëve do t’u gjenin punë të tjera në shërbim të familje.

Lexo po ashtu:  “ShBA e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës , kjo nuk do të ndryshohet, ne luftojmë për interesat tona”

Ata mund ishin përgjegjës për kujdesin ndaj qenve të padronit të tyre, ose të punonin në kuzhinë. Githashtu mund të dërgoheshin në treg për të blerë mallra për familjen. Shumë familje fisnike, adoptonin shpesh si gaztorë të tyre burra dhe gra të prekura nga paaftësitë mendore ose fizike. Këta “budallenj të pafajshëm”, mbaheshin thuajse si kafshë shtëpiake, nën maskën e të ashtuquajturit bamirësia e krishterë. Zotërinjtë e tyre, u siguronin ushqim, veshmbathje, dhe një vend për të fjetur, në këmbim të të ngjallurit kuriozitet tek oborri. Megjithatë, nëse padroni vendoste që ato të mos ishin më një pasuri për familjen, do të dëboheshin. Ata më me fat, mund të marrin një pension të vogël. Megjithatë, shumica u detyruan të lypin.

Megjithatë, disa gaztorë kryenin detyra shumë më të errëta. Tomas Skelton, ishte gaztori i fundit profesionist në Muncaster Castle në Kumbria. Skelton ishte në shërbim të familjes Penington, që kishte në pronësi kështjellën prej 800 vjetësh, dhe besohej se ishte modeli i gaztorit mbretëror në tragjedinë “Mbreti Lir” i Shekspirit.

Megjithatë, legjenda thotë se Skelton ishte gjithashtu një vrasës. Heloiza, vajza e pamartuar e Sër Alan Penington, zuri dashnor Dikun, djalin e marangozit, dhe një nga shërbëtorët në kështjellë. Kur një nga kërkuesit e tjerë të dorës së Heloizës, një kalorës i zonës, e zbuloi këtë lidhje, ai i kërkoi Skeltonit të hakmerrej.

Kalorësi i kërkoi Skeltonit t’i priste Dikut kokën teksa flinte gjumë, dhe gaztori ishte i lumtur ta bënte këtë, pasi besonte se i riu kishte vjedhur para. Pas aktit makabër, ai u mburr për krimin e tij. “E kam fshehur kokën e Dikut nën një grumbull drush”- u tha ai shërbëtorëve të tjerë. “Dhe ai nuk do ta gjejë aq lehtë kur të zgjohet, ashtu siç bëri me shilingat e mia!”.

Lexo po ashtu:  Blerim Vela: "Pasojat e qeverise se PANdemise"

Megjithatë, nëse një gaztor kishte fatin të punësohej nga një familje mbretërore, ata mund të zbulonin se detyrat e tyre të tjera, ishin shumë më të rëndësishme. Gaztorët e mbretërve, ishin të vetmit në oborr, që mund të tallnin hapur monarkun dhe të mos u ikte koka.

Uill Somer, gaztori i mbretit anglez, Henri VIII, është një nga shembujt. Në vitin 1535, ai do të guxonte të tallej me gruan e atëhershme të mbretit, Ana Bolenën, duke e quajtur atë një “ribald”, pra një grua të pamoralshme, dhe vajzën e mbretit, Elizabetën, një kopile.

Henri u tërbua aq shumë nga inati, saqë kërcënoi ta vriste Uillin me duart e veta. Megjithatë, shumë shpejt Henri e fali. Gaztorët si Uill Somers, kishin një ‘licencë’ të tillë, për shkak se e bënin veten të dobishëm në mënyra të tjera. Shpesh, ata ishin çdo gjë përveçse “gaztorë”. Përkundrazi, ata ishin njerëz të zgjuar, që vepronin si këshilltarë jozyrtarë. Somers, ra në sy për integritetin dhe fshehtësinë e tij. Ai do ta përdorte zgjuarësinë e tij, për të tërhequr vëmendjen e Henrit ndaj çështjeve, që përndryshe mbretit do t’i kishin shpëtuar.

Tomas Kromuell, kryeministri i Henrit, thuhet se e ka përdorur gaztorin për të ndikuar tek mbreti për çështje të ndryshme. Po kështu, Yu Sze, gaztori i oborrit të perandorit kinez Qin Shi Huang, e bindi të zotin e tij të hiqte dorë nga ideja e çmendur mbylljes së gjithë murit të madh të Kinës, duke shpëtuar kësisoj mijëra jetë njerëzish.

Lexo po ashtu:  Letra e panjohur e Çerçiz Topullit

Ndërkohë, disa gaztorë ishin të dobishëm, duke i ndihmuar mbretërit e tyre të ndreqnin të metat e tyre. Xhorxh Bukanan, ishte gaztori i mbretit skocez Xhejms VI. Ai kishte zakonin e keq të nënshkrimit të dokumenteve zyrtare pa i lexuar ato, një ves që i shkaktonte probleme të mëdha qeverisë skoceze. Prandaj, Xhorxh vendosi t’i jepte një leksion.

Një ditë, ai mori një dokument të Xhejmsit, dhe e firmosi pa e lexuar, vetëm për të zbuluar 15 ditë më vonë, se me atë akt mbreti kishte abdikuar nga sundimi i Skocisë. Pra Bukanan e bëri mbretin e tij budalla në vend të vetes së vet. Gaztori besnik, i vuri privatisht në dukje gabimin, dhe që nga ajo kohë, Xhejmsi i lexoi gjithmonë dokumentet, para se t’i firmoste ato.

Por roli më i jashtëzakonshëm i gaztorëve, ishte përdorimi i tyre në luftë. Këta gaztorë trima, do të talleshin me armikun, për të ngritur moralin e ushtrisë së tyre, ose për ta provokuar armikun të ndërmerrte një sulm të parakohshëm. Sepse gaztorët, kishin një rol psikologjik në luftë. Një natë para betejëss, ata jepnin më të mirën e tyre si artistë, duke shokuar mendjet e ushtarëve me këngë dhe histori.

Megjithatë, ata nuk ishin vetëm gaztorët e betejës. Në shumë raste, udhëheqësit e ushtrive do t’i përdorin gaztorët e tyre, për t’i përcjellë mesazhe palës kundërshtare. Gaztorët janë përdorur për të transmetuar kushtet e dorëzimit, ose për të bërë me dije kushtet për lirimin e pengjeve. Ky rol ishte i rrezikshëm. Megjithëse tradicionalisht, lajmësi ishte i shenjtë dhe nuk duhej të prekej, nuk ishte e pazakontë që udhëheqësit e luftës, të “vrisnin lajmësin” në nerva e sipër./MekuliPress /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *