Një nga gjashtë të dërguarit specialë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për koronavirusin, Dr. David Nabarro vlerësoi qasjen e Suedisë për të luftuar pandeminë dhe tha se ishte një model që të gjitha vendet duhet të ndiqnin.

Ai shtoi se çelësi për një luftë të suksesshme kundër koronavirusit është besimi dhe vuri në dukje Suedinë si shembullin më të mirë.

Ky shtet vendosi shumë më pak kufizime në lëvizje sesa të tjerët, dhe përkundrazi u mbështet tek qytetarët të cilët vepruan me përgjegjësi dhe pranuan udhëzimet e vendosura nga autoritetet shëndetësore.

“Në Suedi, qeveria kishte besim tek qytetarët dhe qytetarët kishin besim tek qeveria,” tha Nabarro.

Shkalla e vdekshmërisë së koronavirusit në Suedi është akoma më e lartë se në shumë vende, me 57 vdekje për 100,000 banorë.

Sidoqoftë, shkalla e rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve të reja është ngadalësuar ndjeshëm që nga fundi i qershorit.

Prandaj autoritetet shëndetësore kanë propozuar të rrisin numrin e njerëzve të lejuar në tubime publike nga 50 në 500, shkruan Bloomberg.

Lexo po ashtu:  BE: Nuk ka sanksione për Kosovën

Nga ana tjetër, shumë qeveri në të gjithë botën përsëri po futin masa më të rrepta për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja.

Nabarro e përshkroi bllokimin si një “instrument të prerë” që “dëmton të gjithë, veçanërisht të varfërit dhe sipërmarrësit e vegjël”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *