Libri i ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, rikthen edhe njëherë debatin për raportin e veçantë të Trump me presidentin rus, Vladimir Putin.  “Ajo që pashë në Shtëpinë e Bardhë” është libri që pritet të dalë në treg më 5 tetor. Megjithatë, Washington Post ka publikuar disa nga detajet interesante.

Një prej tyre ka të bëjë me një episod të ndodhur në Osaka më 28 qershor 2019. Donald Trump dhe Vladimir Putin ulen krah për krah para gazetarëve, pak para se të nisin një takim dypalësh i cili do të zgjasë 90 minuta. Në një moment presidenti amerikan kthehet nga homologu rus dhe i pëshpërit: “Dëgjo, tani do të bëhem pak i ashpër me ty për disa minuta. Por është thjesht sa për kamerat. Sapo ato të largohen, do të fillojmë të flasim seriozisht. Ti më kupton”.

Episodi i përshkruar në libër në njëfarë mënyre konfirmon marrëdhënien e errët dhe të paqartë midis dy krerëve të shteteve. Vlen të kujtohet videoja e atij takimi, e para pasi prokurori Robert Mueller publikoi raportin përfundimtar të hetimit të tij, me një përfundim të qartë: rusët kishin manovruar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, në dëm të Hillary Clinton.

Lexo po ashtu:  Studimi i ri zbulon vendet e punës më të rrezikuara nga ndikimet e menjëhershme nga coronavirusi

Videoja e tij takimi e tregon Trump-in duke drejtuar gishtin nga Putini: “Ju nuk duhet të ndërhyni më në zgjedhjet tona“. Por ai e bën atë në një mënyrë gati hokatare, ndërsa Putini i përgjigjet duke qeshur. “Ishte thjesht teatër”, thotë tani Grisham, duke konfirmuar një përshtypje që ishte e përhapur në mesin e gazetarëve në atë kohë. Kjo edhe sepse në raportin zyrtar të samitit nuk u përmend ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016.

Ndërsa libri pritet të zbulojë të tjera detaje të Shtëpisë së Bardhë, sipas rrëfimit të Grisham, kjo e fundit është akuzuar për shpifje për qëllime përfitimi. Trump dhe e shoqja përmes zëdhënëses Liz Harlington thonë se “libri është një tentativë për të bërë para duke shitur gënjeshtra për familjen Trump”.

Grisham, 45 vjeç, e lindur në Kolorado dhe e rritur në Arizona, ka qenë mbështetëse e Trumpit që në hyrjen e tij në politikë. Ajo mori pjesë në fushatën elektorale të biznesmenit të fuqishëm të pronave të patundhsme dhe në vitin 2017 mbërriti në Shtëpinë e Bardhë si shefe e zyrës së shtypit të Zonjës së Parë. Në vitin 2019, ajo u bë zëdhënëse e Trump dhe e mbajti atë post për rreth një vit.

Lexo po ashtu: 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *