Një libër “bombë” që pritet të dalë të enjten, mund të trondisë familjen mbretërore britanike. Teza kryesore e tij pretendon se Princi Andrew është i varur nga seksi dhe se ai ia ka kushtuar tërë jetën gjuetisë femërore.

Në librin e Ian Halperin janë intervistuar disa gra, të cilat pretendojnë se kanë qenë në lidhje intime me 60-vjeçarin, princi britanik  është një “dashnor i guximshëm”. Autori i librit “Sex, Lies and Dirty Money by the World’s Powerful Elite”, tha se foli me 12 ish të dashura të djalit të mbretëreshës.

“Shumica e grave e përshkruan Andrew si një zotëri perfekt. Një grua tjetër rrëfeu se ishte dashnor shumë i guximshëm, nuk kishte kufij se ku do të shkonte në shtrat… Ajo më tha, ‘Andrew tronditi botën time në dhomën e gjumit,’ por u ndje e zhgënjyer sepse pas kësaj ai u zhduk dhe nuk dëgjoi më prej tij,”-rrëfeu Ian Halperin.

Ndërsa më pas shtoi se: “Një nga ish të dashurat e Andrew tha se kishte varësi nga seksi. Në mbretëri nuk mori vëmendjen e duhur, kjo e bëri që të fuste në shtratin e tij gra të bukura.”

Halperin thotë se nuk zbuloi asnjë provë që Andrew,  i cili ka mohuar akuzat se flinte me skllaven e seksit të pedofilit Jeffrey Epstein, Virginia Roberts, se ai kishte bërë seks me vajza të mitura.

Lexo po ashtu:  Milo Gjukanoviç dhe kandidatja për presidente në Malin e Zi kërcënohen me vdekje

Por theksoi se nuk ka asnjë dyshim që Epstein i siguronte vajza Andrew dhe kjo ishte arsyeja pse ishin miq.

“Ai kishte fiksim flokëkuqet dhe Epstein kërkonte gjithandej për t’ia gjetur,”- tha autori i librit.

Megjithatë shtoi se princi britanik filloi të kishte frikë nga financieri amerikan, se mos i nxirrte informacionet.

“Epstein merrte informacione mbi njerëzit që punonte dhe i përdorte kundër tyre. Kur ai dhe Andrew u takuan për herë të fundit në 2011, princi iu ul në gjunjë duke iu lutur që të mos zbulonte asgjë në lidhje me të. Nëse Epstein ulte në gjunjë një princ, imagjinoni fuqinë që kishte mbi të tjerët,”– tha Halperin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *