Mesfushori i Kombëtares së Danimarkës, Thomas Delaney, ka thënë që ndeshja ndaj Kosovës është e rëndësishme dhe do të futen për fitore.

Mesfushori i Borussia Dortmundit ishe i pranishëm në konferencë së bashku me trajnerin Age Hareide dhe portierin Kasper Schmeichel. Ai e konfirmoi se skuadra do ta marr seriozisht ndeshjen, duke shtuar se e kupton deklaratën e trajneri që kishte thënë se është ndeshje trajnuese.

“Unë e kuptoj qëndrimin e trajnerit. Mua më pëlqen të luaj e jo të stërvisë. E kuptoj atë që e thotë trajneri. Sepse nuk luajmë shpesh së bashku”.

“Do ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje dhe do të mundohemi të fitojmë”, deklaroi ai.

Delaney pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Borussia Dortmundin deri më tani.

Lexo po ashtu:  Boksieri shqiptar nga Kosova e nokauton boksierin serb, feston përpara tij me flamurin kombëtar shqiptar dhe me kapelë të UÇK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *