Në Suedi ka dalë nga shtypi libri i titulluar ”Vatër e diturisë”, me autore nxënësen 12 vjeçare Delvina Ibishi. Libri është botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”.
Libri i autores së re, Delvina Ibishi, është i shkëlqyer, i kompletuar me vlera letrare, artistike e pedagogjike. Është i ndarë në dy kapituj. Në kapitullin e parë kemi shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe të ilustruara me teskt dhe me figura të ndryshme, kurse kapitulli i dytë është vetëm poezi.
Në kapitullin e parë të librit të autores Delvina Ibishi është dëshmi e dashurisë për 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe. Kapitulli i dytë është tërësisht me poezi.