Ndonëse prindërit e dinë që shumë kërkesa të fëmijëve janë thjesht teka, sërish ua plotësojnë këto të fundit, sepse në fund të fundit gjithçka duan është t’i shohin vogëlushet e tyre të lumtur. Megjithatë një studim i fundit paralajmëron prindërit, se blerja e lodrave pa kriter, jo vetëm që nuk i bën më të lumtur fëmijët, por i dëmton ata!


Studimi, i botuar në Infant Behavior & Development, zbuloi se kur fëmijët janë në një mjedis me më pak lodra, zhvillojnë aftësi më të mira sociale. Hulumtuesit testuan për 30 minuta sjelljet e 36 fëmijëve midis moshës 18-30 muajsh të ndarë në dy dhoma të ndryshme: e para kishte katër lodra dhe e dyta kishte 16 lodra.


Studiuesit zbuluan se kur fëmijët ndodheshin në dhomën me më pak lodra, ata treguan më shumë interes për këto të fundit në një kohë më të gjatë. Për shkak se ata kishin më pak lodra, fëmijët përdorën instinktet e tyre krijuese dhe zbuluan mënyra të ndryshme për të përdorur të njëjtën lodër, duke zhvilluar më tej aftësitë e tyre njohëse.

Lexo po ashtu:  10 arsyet pse motra juaj e madhe, është gruaja më e rëndësishme që mund të keni në jetën tuaj


Kjo tregon se lodrat e shumta mund të jenë burim shpërqendrimi, duke provokuar fëmijët të lënë një lodër për të marrë një tjetër, po në të vërtetë të mos zhvillojnë asnjë aftësi.


Është e thjeshtë: sa më shumë lodra që kanë, aq më pak të fokusuar do të jenë. Gjatë viteve të hershme të zhvillimit, fëmijët kanë kufizime të shkurtra të vëmendjes, e cila vetëm sa përkeqësohet kur fëmija gjendet përpara dhjetëra lodrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *