Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se deputetët e opozitës nuk dinë me lexu.

“Deputetët e opozitës kanë problem me lexu, aty e kam pa çfarë niveli të opozitarëve kemi”, është shprehur Bajqinovci.

“Edhe hajgaret filluan nëpër internet sepse u pa ajo”.

Tutje, Bajqinovci foli me ironi duke thënë se me Ramushin u shter buxheti i Kosovës e po shtereshin edhe liqenet.

“Me Ramushin përpos që po shterej buxheti i Kosovës, po shtereshin edhe liqenet. I gjithë vendi po futej në një krizë për ujë, përpos krizës ekonomike”, shtoi Bajqinovci.

Lexo po ashtu:  Ligji i ri, edhe familjarët e zyrtarëve të lartë do të deklarojnë pasuritë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *