Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se mungesa e raportimi të ministrit të drejtësisë para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës është vetëm simptomë e një degradimi total të institucioneve të Kosovës nga pushtetarët e sotëm në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky ministër është bisht i krimit të organizuar institucional, duke shtuar se nuk e kanë gjatë, pasi fundi është afër.

Postimi i tij i plotë:

IKJA NGA TRANSPARENCA
MBULIM I KRIMIT INSTITUCIONAL!

Mungesa e raportimit të ministrit të drejtësisë para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës është vetëm simptomë e një degradimi total të institucioneve të Kosovës nga pushtetarët e sotëm në Kosovë.
Ky gjoja-ministër nuk është veçse bishti i krimit të organizuar institucional, të udhëhequr nga një president shtet-shkatërrues, një kryeministër gllabërues dhe një kryekuvendar injorant-mashtrues.
Ky ministër bartë vetëm çanta të shefave me porosi kundërshtet!

Nuk e kanë gjatë! Fundi është afër!

Krimin dhe korrupcionin institucional nuk e shpëton as ikja nga përgjegjësia!

Lexo po ashtu:  Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *